PRODUKTE
Software të dedikuar
Ne ndihmojmë klientët tanë të transformojnë idetë e tyre në zgjidhje inovative. Qofte një ide “start-up”, një aplikacion i lidhur me një domain specific apo një sistem menaxhimi korporatash, Fenix Solution ndërton software të dedikuar nga fillimi, të cilët përshtaten me ambjentet ekzistuese të kompanive
Fenix Solution është me përvojë në zhvillimin e software për ndërmarrje, në hartimin dhe zhvillimin e software-ve në web, ERP, CRM, HRM etj për fusha dhe industri të ndryshme. Ne ju ofrojmë një qasje universale në instalim, suport dhe përditësime duke siguruar zgjidhjet më të mira të software për një ndërmarrje. Produktet e krijuara nga Fenix Solution do t’ju ndihmojnë për të optimizuar punën, zgjidhur problemet organizative dhe përmbushur nevojat e cdo lloji kompanie.
Teknologjia
Fenix Solution përdor një set mjetesh, gjuhësh programimi, framework-esh dhe librarish për të ndërtuar projekte të cfarëdolloj madhësie dhe kompleksiteti.
Analiza paraprake
Në fazën fillestare të projektit ne bëjmë një analizë të qëllimeve të projektit, shtrirjes kohore dhe kërkesave të klientit, për të përgatitur më pas një dokumentacion të plotë dhe një plan projekti. Gjithashtu, para fillimit të punës ofrojmë edhe një konsultim në lidhje me teknologjinë që i përshtatet më tepër sistemit si dhe ndërtojmë një arkitekturë të mirëmenduar.
Zhvillimi i sistemit
Me një eksperiencë disa vjecare në zhvillimin e sistemeve dhe inxhinierimin e softeve, Fenix Solution zhvillon, përshtat dhe migron zgjidhje software duke u bazuar në nevojat specifike të një biznesi. Shërbimet tona përfshijnë gjithashtu edhe testimin e aplikacionit, përshtatjen e tij me një mjedis ekzistues dhe implementimin.
Implementimi dhe suporti
Për të garantuar një punë të qendrueshme dhe cilësi që zgjatë, pas implementimit të një projekti, ne ofrojmë edhe shërbime mirëmbajtjeje dhe suporti. Ato përfshijne 3 nivele të ndryshme suporti: upgrade dhe përmiresime të aplikacionit, monitorim performance dhe auditim sigurie si dhe megrim të serverit apo sistemit operativ.
Aplikacione Mobile
Aplikacionet mobile janë komponente thelbësor për cdo biznes sot. Që nga punonjësit deri te klientët, aplikacionet mobile ju mundësojnë njerëzve të qendrojnë të bashkuar dhe produktive në mënyrë të vazhdueshme.
Në Fenix Solution, ne zhvillojmë aplikacione për iPhone, iPad, Android dhe Windows. Aplikacionet tona karakterizohen nga dizajne profesionale të krijuara me seriozitet maksimal dhe nga një performancë e pakrahasueshme.
Ekipi ynë i programimit:
Ndërton një eksperiencë përdoruesi të optimizuar, si nga ana software dhe hardware
Krijon pika integrimi që lidhin të dhënat tuaja me aplikacionet tuaja
Mirëmban aplikacionet tuaja, duke shtuar funksionalitete dhe realizuar përmirësimet e nevojshme
Ne jemi zgjidhja e duhur nëse:
Dëshironi të dini se si mund t’i ndihmoni punonjësit tuaj në mënyrën më të mirë dhe cfarë sistemesh operimi mobile duhet të përdorni për aplikacionet tuaja.
Nuk jeni të sigurtë se si të menaxhoni të dhënat, sigurinë dhe aksesin e punonjësve nëpërmjet aplikacioneve në iTunes, Play Store apo App Store
Keni nevojë për një orientim më të mirë mbi faktin se si aplikacionet mobile do të përshtaten dhe integrohen me teknologjitë tuaja ekzistuese në një periudhë afatgjate.
Aplikacione Web
Ekipi ynë i projekteve mëson nevojat e biznesit tuaj për t’ju ndihmuar të minimizoni risqet lidhur me tregun dhe teknologjinë, përgjatë të gjithë ciklit të zhvillimit të produktit tuaj.
Fenix Solution ju mundëson:
Validimin e konceptit
Zgjedhjen e teknologjisë së duhur
Maksimizimin e burimeve
Shmangien e kostove të paplanifikuara
Inovacion dhe rritje
Zbulimin e modeleve të reja të biznesit
Zhvillime frontend
Ne përvetësojmë kërkesat tuaja dhe ndërtojmë një produkt me cilësi maksimale të ndërfaqes, për të krijuar përshtatje dhe kënaqesi të menjëhershme të përdoruesit me produktin.
Ne ofrojmë:
Një ndërfaqe të kuruar deri në detaj, të përshtatur sipas kërkesave tuaja
Animacione dhe efekte që nuk cënojnë performancën
Ndërfaqe konsistente në të gjithë aplikacionin
Zhvillime backend
Arkitektët e kompanisë sonë së bashku me inxhinierë profesioniste do të ndërtojnë dizajnin dhe themelet e sistemit tuaj me disponueshmëri dhe cilësi maksimale.
Ekipi ynë ju siguron:
Një arkitekturë solide që lejon rritjen e mëtejshme të sistemit
Struktura të dhënash të avancuara
Fleksibilitet për t’u integruar me sisteme të tjera dhe me shërbime të palëve të treta
Funksionalitete sigurie për të mbrojtur përdoruesit, proceset dhe të dhënat tuaja
Faqe Web
Ekspertët tanë të Departamentit të Zhvillimit të Faqeve Web përdorin teknologjinë më të fundit dhe praktikat më të mira për të krijuar website të dedikuara, që tërheqin vëmendjen dhe përmbushin nevojat e përdoruesve. Që prej fillimit, në marrim në konsideratë strategjinë tuaj të përmbajtjes, arkitekturën e informacionit, pikëpamjet e përdoruesve dhe planifikojmë marketingun e faqes te audienca juaj. Cdo projekt është unik. Ne dëshirojmë të kuptojmë nevojat dhe kërkesat tuaja, të vendosim kohështrirjen e duhur dhe të krijojmë një projekt që i pershtatet biznesit tuaj.
Dizajni dhe Zhvillimi i faqeve web
Zhvillimi i faqeve web në Fenix Solution kalon në hapat e mëposhtëm:
Zbulimi i nevojave dhe zhvillimi i strategjisë
Ekspertet tanë do të realizojne kërkime dhe analiza dhe do të përgatisin rekomandimet e duhura të strategjisë për ju, të cilat do ju ndihmojnë të arrini qëllimet e biznesit. Rekomandimet tona janë taktike dhe efektive, duke filluar që nga takimet me menaxheret e kompanisë suaj dhe deri te analiza e industrisë ku ju operoni.
Arkitektura e informacionit
Arkitektët e informacionit në Fenix Solution do të ndërtojnë tiparet, funksionalitetet, strukturën dhe eksperiencën e përdoruesit për website-in tuaj. Cdo website ka nevojë për baza të ndërtuara mirë, prandaj ekipi ynë ju mundëson rrugën e duhur për biznesin tuaj online.
Dizajn kreativ dhe kodimi i faqes
Specialistët tanë të dizajnit do të krijojnë dizajne të dedikuara për mobile, tableta dhe desktop. Ne fokusohemi që pamja e faqes suaj të jetë e bukur dhe funksionale përgjatë të gjithë procesit të zhvillimit të faqes. Ekipi i dedikuar i zhvilluesve të webit do të ndërtojnë një zgjidhje unike për kërkesat dhe nevojat e biznesit tuaj, duke ju ndihmuar të arrini objektivat tuaja.
Quality Assurance
Para implementimit të website-it, ne e kalojmë atë në testim, përmes një procesi intensiv të sigurimit të cilësisë. Duke e kaluar faqen në rreth 100 pika kontrolli, të cilat përfshijnë sigurinë, shpejtësinë e website-it, funksionalitetet etj, ne sigurohemi që faqja juaj të jetë gati për implementim, sipas kërkesave tuaja.
Implementimi dhe Optimizimi
Pas implementimit të faqes suaj, skuadra jonë e zhvilluesve vazhdon të gjejë mënyra për të përmiresuar performancën e website-it dhe integruar funksionalitete të reja, të cilat do ndihmojnë në rritjen e biznesit tuaj online.
Software Testing
Cdo projekt që lidhet me zhvillimin e software-ve përfshin si pjesë integrale të tij edhe testimin. Para implementimit të sistemit tuaj, ai kalon në një process testimi tërësor, për të siguruar që sistemi funksionon në mënyrën e pritur dhe ofron cilësi të vazhdueshme.
-Testim funksionalitetesh
-Testim sigurie
-Testim të kompatibilitetit
-Testim te performancës
-Testim të përdorueshmërisë
Quality Assurance
Fenix Solution ofron shërbime të Quality Assurance të pavarura për cdo software “third-party” në mënyrë që t’ju sigurojë një kontroll më të mirë të cilësisë së aplikacionit tuaj, t’ju ndihmojë të vlerësoni përputhshmërinë e produktit me kërkesat fillestare dhe t’ju japë një panoramë të sjelljeve të përdoruesit ndaj sistemit tuaj. Në ju bëjmë të mundur analizë të dokumentuar të projektit si dhe rekomandime në lidhje me përmirësimin e mëtejshëm të produktit.
Etapat e procesit të QA:
1. Investigimi
– Takim me palët e interesuara për të identifikuar qëllimet
– Analiza e praktikave aktuale
– Identifikimi i problemeve dhe risqeve
2. Planifikimi
– Krijimi i një plani dhe diskutimi i zgjidhjeve
– Ndërtimi i një rruge të detajuar drejt zgjidhjes
– Dakordësimi mbi menaxhimin e risqeve dhe ndryshimeve
3. Implementimi
– Implementimi i zgjidhjeve të reja
– Transferimi i njohurive
– Monitorimi dhe optimizimi i procesit
– Marrja e masave për parandalimin e problemeve të mëtejshme