RRETH NESH
KOMPANIA
Fenix Solution është një kompani investigative. Ne realizojmë investigime ligjore dhe konsultime në fushën e krimit informatik të sigurisë së sistemeve informatike. Gjithashtu kryejmë analiza të përmbajtjes së informacionit të mbledhur me qëllim investigimin informatik.
Shërbimi Ligjor në Shkencë ( Fenix Solution) është lider në furnizimin e shërbimeve të mjekësisë ligjore dhe krimit investigativ dhe ka një reputacion në Shqipëri në zhvillimin dhe vendosjen e teknikave të reja dhe të avancuara. Puna e tij në ekspertizë është të sigurojë hetime të standardeve botërore. Statusi kompani private mundëson që ajo t’i përgjigjet shpejtë ndryshimeve në tregun e shkencës të mjekësisë ligjore dhe krimit kibernetik dhe të konkurrojë në mënyrë më efektive me kompanitë e tjera në këtë fushë.
Duke përdorur mjekësinë ligjore dhe zbatimet e saj në cështjet me fokus në shkeljet e fushës së informatikës dhe teknologjisë, sikurse duke kryer dhe analiza të sjelljeve të reflektuara nga individë të caktuar, ne hetojmë, parandalojmë dhe zbulojmë këto incidente përpara se të ndodhin.
Ne e kuptojmë se në momentin që shërbimet tona ju nevojiten, zakonisht kjo është një periudhë e mbushur me stres dhe ankth për kërkuesin e shërbimit.
Duke marrë në konsideratë këtë dhe duke patur parasysh gjendjen e klientëve tanë kur na kërkojnë ndihmë, ne ofrojmë një shërbim të qetë, diskret dhe eficent, në mënyrë që tju ndihmojmë në mënyrën më të mirë të mundshme në të ecurin para drejt një zgjidhje pozitive për problemin.
Misioni
Për të ruajtur dhe përforcuar pozitën tonë udhëheqëse si ofruesi kryesor i shkencës së mjekësisë ligjore në sistemin penal, ne punojmë në menyrë shumë korrekte dhe disiplinore, dhe i përdorim këto principe për t’u bërë ofruesi kryesor në Ballkan, duke ju vlerësuar si një partner strategjik.
Vizioni
Vizioni Fenix-Lab do të sfidojë mënyrën e shërbimeve mjeko-ligjor-kibernetike të mëparshme dhe do të ofrojë çdo gjë në kohë reale me një staf të përkushtuar, duke ofruar komunitetet më të sigurta.
Cfarë është shkenca mjeko-ligjore?
Shkenca Mjeko-ligjore është aplikimi i metodave shkencore dhe proceseve të çështjeve që përfshijnë krimin apo publikun. Shkenca Mjeko-ligjore është bërë një nga pjesët më të rëndësishme të çdo rasti penal. Ekspertët që studiojnë provat e mbledhura në vendin e ngjarjes dhe që shpjegojnë gjetjet e tyre shkencore në një juri, bëjnë të mundur për jurinë të marrë vendime të mira në lidhje me fajësinë apo pafajësinë. Pavarësisht nga specialiteti i tyre shkencor, të gjithë shkencëtarët e mjekësisë ligjore kanë të njëjtin qëllim: ekzaminimin e provave nga një vendngjarje duke përdorur njohuritë dhe parimet rreptësisht shkencore në mënyrë që të gjenden fakte në lidhje me një rast penal.
Për shkak se rezultatet janë fakte objektive, shkencat mjeko-ligjore mund të jenë të dobishme për të dyja, ndjekjen penale dhe mbrojtjen. Shkenca Mjeko-ligjore përqendrohet në fakte që dëshmojnë nëse dicka ka ndodhur apo jo në një çështje penale ose civile. Specialistët e mjekësisë ligjore duhet të fokusohen më tepër tek shkenca sesa tek krimi. Që të jenë të dobishëm në një gjykatë, dëshmia e tyre duhet të jetë objektive, e besueshme dhe e bazuar vetëm në fakte shkencore.